Gashi kërkon në përshpejtimin e hetimeve për rastin Dehari
Avokati Tomë Gashi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që t’i përshpejtojë hetimet lidhur me vdekjen e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Gashi ka thënë se kanë kaluar 1 293 ditë nga vrasja e Astrit Deharit dhe më shumë se 201 ditë prej kur Prokuroria Speciale ka marrë në kompetencë rastin Dehari.
“Kanë kaluar 1 293 ditë ( 3 vite e 6 muaj dhe 16 ditë) nga vrasja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje!, dhe më shumë se 201 ditë prej kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka marrë në kompetencë rastin e vrasjes së Astrit Deharit”.
“PSRK-ja duhet të përshpejtojë hetimet dhe të identifikojë vrasësit, shtytësit në vrasje dhe ata të cilët e fshehën vrasjen për 1 293 ditë”, ka shkruar Gashi. (L.G/ Epoka e re)