Gashi kërkon nga deputetët ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike
21 shtator 2020
| 14:41
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka rekomanduar që sa më parë të kalojë në lexim të parë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Në vazhdimin e seancës që po mbahet sot, ai ka deklaruar se është me rëndësi që subjektet politike t’i harmonizojnë qëndrimet me prioritet rimëkëmbjen ekonomike. “Propozoj ta përkrahim ligjin e propozuar nga qeveria dhe brenda këtij ligji, brenda dy leximeve t’i fusim rezolutat edhe idetë e opozitës dhe ta nxjerrim një opsion të mirë”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka kërkuar që projektligji i propozuar të pasurohet edhe me propozimet e partive opozitare.