Gashi kërkon nga obiliqasit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre

12 prill 2020 | 12:13

Si pasojë e situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar qytetarët e Obiliqit që ndodhen jashtë territorit të kësaj komune se duhet të kthehen sot deri në ora 17:00.

Gashi ka konfirmuar se në Obiliq nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus, por ju ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Ju vazhdoni të qëndroni në shtëpi, është momenti për durim. Kush duron, fiton!”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Gashit:

Bashkëqytetarë të nderuar,

Si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe duke parë gjendjen e krijuar në komunat përreth ku bazuar në vendimet e MSH-së janë shpallur zona të karantinuara, njoftoj të gjithë qytetarët që ndodhen jashtë Komunës së Obiliqit se duhet të kthehen sot (12 prill), deri në ora 17:00.

Ju konfirmoj se situata në Komunën e Obiliqit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, pa asnjë rast të dyshuar me koronavirus dhe ju njoftoj se të gjitha masa të reja të nevojshme Ne do të i ndërmarrim si institucion në kordinim me MSH-në dhe IKSHPK-në, me qëllim të menaxhimit dhe parandalimit të infeksionit me COVID-19.

Ju vazhdoni të qëndroni në shtëpi, është momenti për durim. Kush duron, fiton!

Qëndroni në shtëpi dhe konsultoheni me institucionet në kuadër të shtabit emergjent përmes telefonave:

☎️ +377 45 163 222 (QKMF Obiliq)
☎️ 038 561 600 (Statcioni Policor Obiliq)
☎️ 045 163 100 (DSHPE)
☎️ 0800 11 043 (pa pagesë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria izraelite ka miratuar masa më të ashpra të karantinës…