Gashi kërkon që të intensifikohet bashkëpunimi me EULEX-in
22 maj 2018
| 14:44
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.
Në këtë takim, ministri Gashi ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it, si dhe koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.
Ministri Gashi ka kërkuar që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tutje, në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit etj.
Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, ka vlerësuar gatishmërinë e ministrit Gashi për bashkëpunim dhe theksoi që do të vazhdojë të përkrahë edhe në të ardhmen institucionet e Republikës së Kosovës.
/Epoka e re/