Gashi kërkon konsensus për dialogun me Serbinë
02 mars 2020
| 11:58
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se kjo parti ka synon t’i bashkërendojë veprimet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me ShBA-në kur është në pyetje dialogu me Serbinë.
Ai në seancën e jashtëzakonshme për taksën 100 për qind, ka thënë se nga partnerët ndërkombëtarë taksa është vlerësuar si pengesë për procesin e dialogut.
Më tutje, Gashi ka thënë se Kosova nuk duhet t’i frikësohet procesit të dialogut me Serbinë, por sipas tij duhet të përgatiten mirë dhe të jenë unik në fazën finale të dialogut.