Gashi kërkon të krijohen kushte më të mira për diasporën

02 tetor 2018 | 15:43

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka mbajtur të martën mbledhjen në të cilën ka raportuar ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, lidhur me Ligjin për Diasporë dhe çështje tjera nga fushë veprimtaria e ministrisë.

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka paraqitur para komisionit funksional,  idenë për mbajtjen e debateve publike në diasporë lidhur me draft-ligjin për diasporën dhe për pjesëmarrjen e diasporës në institucionet e vendit. “Sa i përket amandamentimit të ligjit ekzistues për Kosovën, Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës ka bërë një marrëveshje gjithëpërfshirëse sa i përket diasporës. Ideja që qendrat kulturore kanë gjetur dështim, ju pata thënë që do të mbyllen dhe janë mbyllur. Ideja është që tash me Shqipërinë këto qendra të jenë të përbashkëta. Për të krijuar një ligj gjithëpërfshirës dhe adekuat propozimi ynë është që të kemi debate publike të përbashkëta në diasporë që ta diskutojmë draft-ligjin”, ka thënë Gashi, duke shtuar se do të ishte mirë që ligji të përfundonte këtë vit. “Sa i përket shpenzimeve të udhëtimit ne kemi menduar që buxheti të merret edhe nga buxheti i ministrisë. Ideja është që të bëhen dy debate, një për ligjin dhe pjesëmarrjen e diasporës në institucionet e vendit”, ka deklaruar Gashi.

 

 

Ai foli edhe për Kartonin e Gjelbër. “Kartoni i Gjelbër  nuk ka qenë vendim i ministrisë. Ne kemi krijuar disa lehtësira bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme mirëpo nuk e kemi zgjedhur problemin. Unë pajtohem që një qendër të formohet nga një ministër të ketë ndikim politik, mirëpo drejtori për qendër kulturore do të zgjedhet me konkurs. Drejtori i kësaj qendre do të marrë rrogë, mirëpo nuk do t’i ketë shpenzimet tjera të mbuluara”, ëhstë shprehur Gashi.

 

 

Ai më tutje ka thënë se diaspora sa i përket votimit është jashtëzakonisht e diskriminume. “Qytetarët që i kemi jashtë duhet të kenë të drejtën e votës dhe nuk është as përafërsisht shteti i Kosovës duke e trajtuar diasporën ashtu siç duhet”, ka deklaruar ai.

 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!,  Fitore Pacolli ka thënë se krijimi i qendrave kulturore nga qeveria krijon mundësinë për ndërhyrje politike. “Nuk ka planifikim se çfarë do të bëhet me bankën e diasporës e as për Kartonin e Gjelbër. Sa i përket qendrave kulturore dikush duhet ta marrë përgjegjësinë se në çfarë forme janë krijuar dhe pse kanë dështuar. Në krijimin e qendrave kulturore nuk duhet të ketë njerëz nga qeveria, sepse si të tillë mund të keqpërdoren. Ato duhet të jenë të pavarura nga qeveria”, është shprehur  ajo.

 

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, ka thënë se diaspora duhet të jetë më aktive në skenën politike në vend. “Çështja që duhet me u diskutuar është përfaqësimi i diasporës në kuvend. Diaspora duhet me qenë më aktive në politikë”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, përmes një postimi…