Gashi: Komuna e Istogut ka nevojë për mbështetje të menjëhershme nga Qeveria

24 janar 2023 | 19:03

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, së bashku me deputetë të tjerë të këtij subjekti politik kanë vizituar ditën e sotme komunën e Istogu.

Ata janë njohur më nga afër me dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Gashi ka thënë se kjo komunë si komunat e tjera që janë përballur me vërshimet kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme nga Qeveria.

Postimi i plotë:

Dora ndihmëse e shtetit është domosdoshmëri për qytetarët

Sot me kolegët deputetë të LDK-së  vizituam Komunën e Istogut, ku u pritëm nga kryetari Ilir Ferati, me ç’rast u njoftuam dhe pamë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Komuna e Istogut dhe komunat tjera që u përballën me vërshime kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme nga Qeveria.

Qytetarët e këtyre komunave duhet ta ndjejnë dorën e shtetit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka folur në lidhje me…