Gashi konfirmon largimin nga Dukagjini
06 gusht 2021
| 13:37
Mesfushori i njohur Fatlum Gashi ka njoftuar se në edicionin ri 2021/22 nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Dukagjinit.
Futbollisti në fjalë ishte ndër më meritoret për rikthimin e skuadrës nga Klina në elitën e futbollit të Kosovës.
“Ju njoftoj se nga sot nuk do jem me pjesë e klubit KF Dukagjini. Falënderoj klubin në krye me presidentin Fabian Veseli, bashkëlojtarët stafin me të cilët kam punuar, kurse klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim”, ka shkruar Gashi në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/