Gashi: Kosova nuk mund ta përballojë një qeveri të korruptuar, në vjeshtë do të kemi situatë të re  

28 korrik 2023 | 11:42

Shefi i Grupit Parlamentare i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Qeveria Kurti karakterizohet nga korrupsioni dhe paaftësia.

Gashi para mediave tha se presin që në vjeshtë të ketë një situatë të re.

“Ky sesion dhe ky qeverisje karakterizohen nga paaftësia dhe nga kapja e shtetit. Nga shkelja e Kushtetutës, me skandale, me korrupsion masiv. Karakterizohet si Qeveri që e shkel Kushtetutën” tha ai.

Gashi shtoi tutje se Qeveri Kurti është qeveri e sanksioneve ndërkombëtare dhe sipas tij,  Kosova nuk mund të përballojë një qeveri të tillë.

Ndryshe, sot në Kuvend ka dështuar të mbahet seanca për shkak të mungesës së korumit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se shkatërroi një…