Gashi: Kurti e pranoi Asociacionin dhe nuk vjen të raportojë në Kuvend

27 tetor 2023 | 12:30

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të shkojë në Kuvend dhe të raportojë për atë që ka ndodhur dje në Bruksel.

Ai ka thënë se Kurti e ka pranuar statutin e Asociacionit, për të cilin e ka kritikuar si lëvizje politike.

Gashi ka thënë se Kurtin nuk mund ta kritikojë për përmbajtjen e draftit të Asociacionit, pasi nuk e di  se çfarë përmban ai dokument.

“Me atë çka pamë dje, Kurti ka pranuar një draft të statutit të Asociacionit, të paktën kështu tha publikisht. S’po e gjykoj nëse është i mirë apo i keq, se nuk e di. Nuk e kam parë. Por, si ndodhi që diçka e papranueshme që janë humbur 10 vjet për të, tash të pranohet. Çka ndodhi me Asociacionin kundër të cilit u vranë njerëz në këtë vend?”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se Kosova është nën sanksione, ndërsa Kurti nuk raporton në Kuvend.

“Kurti duhet të vijë dhe të raportojë në Kuvend. Para dhe pas bisedimeve. Sa takime janë mbajtur deri sot asnjë raportim”, ka thënë Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeton Laskaj nga Gjakova  shpall të pavlefshme diplomën e lëshuar…