Gashi: Kurti e rrëzoi vetveten
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se pas një periudhe të gjatë të mosveprimit të kërkesave ndaj kërkesave të ShBA-së për tërheqjen e taksës dhe me shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshëm, kryeministri Kurti e ka prishur këtë koalicion.
Gashi ka thënë se lufta për protagonizëm në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit Hshim Thaçi e ka sjellë situatën në këtë pikë, në kohën kur vendit i duhet unitet i brendshëm, në kohën e pandemisë COVID 19.
Ai ka shtuar se LDK-ja është angazhuar që kjo qeveri të funksionojë, por Kurti me kokëfortësinë e tij ka vendosur që të shkelë marrëveshjen për koalicion duke shkarkuar ministrin Veliu pa dhënë asnjë arsyetim. “Në këtë luftë Albin Kurti ka vendosur me kokën e tij se kush do të ishte më i mençur e kush më i zoti. Pra, ne sot propozojmë këtë mocion në bazë të Kushtetutës”, ka thënë Gashi.