Gashi: Kurti po sinjalizon qytetarët se mund të anashkalojnë ftesat e prokurorisë
Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka deklaruar se mospërgjigja e kryeministrit Albin Kurti në ftesën e Prokurorisë Speciale, “sinjalizon qytetarët se mund ta anashkalojnë ftesën e prokurorisë”.
“Sinjali që dërgohet me mospjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale është i gabuar dhe sinjali që u dërgohet qytetarëve është se mund ta anashkalojnë ftesën e prokurorisë”, ka thënë Gashi, teksa ka folur edhe për ftesën që u ka bërë prokurorëve për takim në zyrën e tij.
“Ende më keq që të thirret prokurori dhe sjellja e ekzekutivit mbi prokurorinë është e gabuar dhe nënkupton vlerësimin e tij mbi gjyqësorin. Nëse vlerëson se duhet të kemi drejtësi, atëherë duhet tu përgjigjet ftesave”, ka thënë Gashi. /EO