Gashi, Kurtit: LDK-ja ka dhënë kontribut në edukimin tënd
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se Vetëvendosje, qëndrimin për dialogun e ka ndërruar qysh në vitin 2014 në marrëveshjen e VLAN-it.
Sipas Gashit, LDK-ja e ka “edukuar” kryeministrin Kurti në këtë drejtim.
“LDK ka dhënë kontribut në edukimin e kryeministrit, pajtohem. Edhe kur i hapke krahët, bërtitke ‘Amelika, Amelika, Gleneli’, thoshte në këtë vend nuk i shtrihem Amerikës, me gjuhë të papranueshme, kryeministri po shndërrohet në fatkeqësi për vendin, sepse paaftësia e tij po e shkatërron mënyrën se si e kemi ndërtuar këtë shtet”.
“Kryeministri s’dha përgjigje që nëse plani franko-gjerman është marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme për të dy palët”, ka thënë Gashi.