Gashi, Kurtit: Në këtë vend kanë vdekur njerëz me iniciativën tënde, tash po ia ndryshon emrin ‘Zajednicës’
02 shkurt 2023
| 12:14
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij për asociacionin.
Gashi ka thënë se Kurti po dëshiron ta bëjë asociacionin vetëm duke ia ndryshuar emrin.
Ai e ka akuzuar kryeministrin se për shkak tij kanë vdekur njerëz.
“Në këtë vend kanë vdekur njerëz me iniciativën tende kundër ‘Zajednicës’ e tash po do me ia ndërruar emrin. I ki 22 pika që t’i ka qitë Gjykata Kushtetuese. Qato zbatojë e mos na fol për gjashtë kushte të tuat”, ka thënë Gashi.
Kurti i ka replikuar me Gashin duke thënë se “‘Zajednicën’ e ka nënshkruar ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa”.