Gashi: Kuvendi duhet të mblidhet sa më shpejt

23 gusht 2018 | 22:21

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë thirrje që Kuvendi të mblidhet sa më parë.

“Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet sa më shpejt, për ta trajtuar sjelljen e qeverisë në raport me ish prokurorin dhe sistemin e prokurorisë në përgjithësi, si dhe problemet në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Kriza në sistemin e drejtësisë do t’i kushtojë shumë Kosovës. Kjo sjellje e qeverisë, dhe kjo qeveri duhet të ndalen menjëherë”, ka thënë Gashi përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër, 24 gusht, pritet të marrë mot me diell dhe…