Gashi largohet nga Besa
01 gusht 2020
| 16:45
Mesfushori i njohur i Besës, Dugagjin Gashi, ka konfirmuar largimin nga skuadra pejane.
Gashi e konfirmoi lajmin në një prononcim për “Olle”, duke shprehur zhgënjimin e tij për gjendjen aktuale.
“Besa po ndërton skuadër me juniorë, e cila nuk ka asnjë mundësi të mbijetojë në Superligë”, ka deklaruar Gashi.
“Jam shumë i kënaqur që kam arritur bashkë me shokë ta rikthejmë Besën në Superligë. Por, tash e tutje nuk jam më pjesë e klubit”, ka shtuar Gashi.
Ai ka theksuar që është në pritje të ofertave serioze. Gashi është një prej mesfushorëve shkatërrues më të mirë në Kosovë që nga paslufta.