Gashi: Ligji për siguri kibernetike do të parandalojë krimin kibernetik
Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi sot koncept dokumentin për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka sqaruar se ky koncept dokument ka për qëllim që të kontribuojë në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik që trajton penalizimin e veprimeve raciste dhe ksenofobike të kryera përmes sistemeve kompjuterike.
“Problemi kryesor i ligjit aktual është se nuk ka gjetur zbatim andaj përmes draftimit të ligjit për siguri kibernetike synohet që të inkorporohet legjislacioni i BE-së, dhe njëkohësisht të ofrohet një bazë e mirë ligjore për mekanizmat e sigurisë në Republiken e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi sot Koncept dokumentin për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik.
Koncept dokumenti për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë kontribuon në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë e paraparë në strategjinë shtetërore për sigurinë kibernetike dhe planin e veprimit 2016 – 2019.
Kuvendi i Republikës së Kosovës më 10 Qershor 2010 ka aprovuar Ligjin Nr. 03/L-166 për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetikë.
Ky ligj ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë me masa konkrete, parandalimin, zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve përmes sistemeve kompjuterike, duke ofruar respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Marrë parasysh zhvillimet dhe avancimet teknologjike nga viti 2010 e deri më tani, krijimin dhe ndryshimet e legjislacionit përkatës në BE që ka të bëjë më luftimin dhe parandalimin e krimit kibernetikë meqë rast për arsye të evoluimit të lloj-llojshmërisë së krimeve kibernetike, më 12 Gusht 2013 është aprovuar “Direktiva e BE-së 2013/40 për mbrojtjen e sistemëve të informacionit”. Po ashtu në vitin 2012 Komiteti i Konventës së Budapestit për Krimet Kibernetike aprovon “Shënimet Udhëzuese” që përshkruajnë në mënyrë më të qartë format kryesore të krimit kibernetikë dhe njëkohësisht në kuadër të konventës është nxjerrë protokolli shtesë i Konventës për Krimet Kibernetikë që trajton penalizimin e veprimeve raciste dhe ksenofobike të kryera përmes sistemeve kompjuterike.
Gjithashtu bazuar në nevojat që kanë mekanizmat e sigurisë në vendin tonë, ky koncept dokument ofron shpjegime rreth nevojës për plotësim ndryshimin e ligjit për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë përkatësisht draftimin e ligjit për siguri kibernetike.
Problemi kryesor i ligjit aktual është se nuk ka gjetur zbatim andaj përmes draftimit të ligjit për siguri kibernetike synohet që të inkorporohet legjislacioni i BE-së, dhe njëkohësisht të ofrohet një bazë e mirë ligjore për mekanizmat e siguris në Republiken e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik. Në draftimin e këtij koncept dokumenti përveq institucionëve vendore kanë marrë pjesë edhe ICITAP, OSBE, etj., ndërsa për draftimin e ligjit për siguri kibernetike është ofruar mbështetja edhe nga Këshilli Evropes.
Duke marr parasysh rëndësinë e këtij koncept dokumenti që synon ngritjen e bazës ligjore dhe krijimin e mekanizmave në fushën e sigurisë kibernetike më qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga kërcënimet e sigurisë kibernetike ju falenderoj për miratimin e tij, i cili si i tillë i hap rrugë draftimit të ligjit për siguri kibernetike në Republikën e Kosovë.