Gashi-Macula takohet me presidentin e KOK-ut, flasin për Lojërat Mesdhetare 2030
Presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi sot është takuar me drejtoreshën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Mrika Gashi-Macula.
Drejtoresha Gashi-Macula është shprehur e nderuar që ka pritur në takim të parin e KOK-ut, Ismet Krasniqi, pas arritjes së jashtëzakonshme për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030. “Biseduam miqësisht për rrugëtimin deri te ky sukses. Ndërsa nga ana e tij, Ismet Krasniqi tregoi rreth përgatitjeve dhe sfidat që i presin”, ka thënë ajo. Në anën tjetër kreu i KOK-ut e falënderoi drejtoreshën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit për punën e madhe që po bën.
“Kemi bashkëpunim shumë të mirë dhe jam falënderues për punën që po bën drejtoresha, e cila është gjithmonë e hapur për projektet e mëdha që e presin Pallatin e Rinisë pasi është fokusi ynë i radhës, të realizojmë punën tonë që gjithçka të shkojë si duhet”, ka deklaruar Krasniqi.