Gashi: Mashtrimeve të Kurtit me kauza të rrejshme po u vjen fundi
13 mars 2024
| 12:51
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se i ka kërkuar nga Agjencisë Kadastrale të Kosovës t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese.
Ky vendim ka nxitur reagime të menjëhershme pas Kurti sa ishte në opozitë kundërshtonte ashpër zbatimin e këtij vendimi.
Lidhur më këtë edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar duke thënë se mashtrimeve të kryeministrit Kurti, po u vjen fundi.
“Mashtrimeve të Albin Kurtit me kauza të rrejshme tashmë po ju vjen fundi.” – ka shkruar ai në “Facebook”.
Ndërkohë, Kurti në mbledhje të qeverisë, ai ka thënë se këtë e ka bërë për shkak të anëtarësimit të Kosovës Këshill të Evropës.