Gashi me gjuhë të ashpër ndaj Kurtit: E ke vrarë idealin e shokëve tuaj
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka qortuar ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për takimin e tij të 26 tetorit.
“Ideja e tij për normalizimin e Kosovës është krijimi i një Asociacioni”, ka thënë Gashi.
Pasi ka përmendur faktet të cilave i referohet Kurti për ta mbrojtur pranimin e tij siç është letra e Mogherinit.
“I pranon këto fakte, ndërkohë që personat që i kanë krijuar këto fakte i denigron duke i quajtur tradhtarë”.
“Për fakte. Është e vërtetë, e tha edhe kryeministri. Është fakt i vitit 2013 dhe 2015 është letra e Mogherinit, është Gjykata Kushtetuese, është ruajtja e partneritet me ndërkombëtarë. Këto tri shtylla ia kemi kërkuar në vazhdimësi. Që të trijat i ka mohuar. Sot del thotë ishin të mira dhe janë të mira për të ndërtuar ‘Zajednicën’, kundër të cilëve vrau njerëz. Sot në momentin kur theksoi në Kuvend se e ka pranuar të nënshkruajë tri dokumente me Serbinë për çështje të organizimit të brendshëm të Kosovë, veç le t’i nënshkruajë Serbia. Sot ky quhet vrasës i shokëve të vet, i atyre të rinjve dhe të rejave, i gjymtimit të policëve. Ky është vrasësi i tyre”, ka thënë Gashi.