Gashi: Me ‘izen’ e Kurtit, Kusari-Lila ka folur me Radojiçiqin
Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, e ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku ka folur rreth përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefe e grupti parlamentar të VV-së, dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe.
Ai e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe LVV-në. “Zdravo Albin” – ishte përshëndetja hyrëse Gashit për kryeministrin Kurti.
Sipas Gashit, Kurti është i përfshirë direkt në këtë komunikim me Milan Radojiçiqin, i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
“I kisha pyetjen nëse kryeministri kishte njohuri se shefja e grupit parlamentar komunikon me Radojiçiiqn, kryeministri e dha përgjigjen kur tha që shefja ka autorizime dhe angazhime për të bërë numrat në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo ishte përgjigje që e përfshin direkt kryeministrin në këtë komunikim, i cili përveçse është komunikim kriminal, është edhe komunikim kundër çdo vlere të cilat i përfaqëson shteti i Kosovës”, ka thënë Gashi në Kuvend.