Gashi: Më tmerron kjo me iu nënshtru si bebe Amerikës
08 nëntor 2022
| 08:21
Në emisionin Pressing janë përplasur analistët Shkëlzen Gashi dhe Valon Syla.
Përderisa Gashi e ka kundërshtuar, siç ka thënë ai, nënshtrimin ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Syla ka menduar ndryshe.
Syla ka deklaruar se për Kosovën, ShBA-ja është ekzistenciale.
“Më tmerron kjo me iu nënshtru si bebe Amerikës”, ka thënë Gashi në Pressing të T7.
“Këta i bëjnë dëm vendit shumë”, ka deklaruar ai më tutje.
Në një moment, Gashi i është drejtuar Sylës, duke i thënë: “Ta hjeki mikrofonin krejt t’u bërtit, a merr vesh?”.
Video KËTU.