Gashi merr pjesë konferencën e donatorëve
27 qershor 2018
| 13:38
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga USAID-i dhe CDF-i, në të cilën është bërë prezantimi i projekteve nga përfaqësuesit e komunave që kanë punuar gjatë kësaj kohe në takimet e tyre të planifikuara dhe të mbajtura në formën e diskutimeve dhe prioriteteve që secila komunë ka paraparë.
Në këtë konferencë në fokus ka qenë tema “Përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve në gjashtëmbëdhjetë komunat partnere të programit ‘AKT LS’”.
Përfaqësuesit e grupit punues nga Komuna e Kastriotit i ka mbështetur edhe kryetari Gashi i cili ka përcjellë nga afër punimet e kësaj konference, përkatësisht të këtij grupi punues.
/Epoka e re/