Gashi merr pjesë në debatin për reformën e administratës publike
12 qershor 2018
| 15:42
Kryetari i Komunës së Kastriotit, njëherësh nënkryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Xhafer Gashi, ka marrë pjesë të martën në debatin e organizuar me kryetarët e komunave dhe me ministrin e Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar.
Në këtë debat është diskutuar për pakon e reformës së administratës dhe Projektligjin për pagat në Republikën e Kosovës.
Këshilli i kryetarëve në Asociacionin e Komunave të Kosovës kanë propozuar disa rekomandime në lidhje me pagat.
Përveç përmirësimit dhe nivelizimit të pagave ky plotësim-ndryshim i këtij projektligji kufizon të gjithë zyrtarët që të bartin nga dy funksione në institucionet publike si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal.
/Epoka e re/