Gashi: Mimozë të lavdërojmë veç bëje një punë të mirë

05 maj 2022 | 11:37

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar shefen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila për gjuhën e përdorur në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Gashit, Kusari-Lila po përdorë dhunë verbale ndaj opozitës në Kuvend.

“Me sa po kuptojë nga sjellja verbale e dhunshme e kryetares së pushtetit. Keshnu, keshnu se keshni më vonë, ju nuk keni dëshirën as me pas Gjykatë Kushtuese e as me pas Kuvend. Po e qoni Kuvendin drejt paaftësisë vendimmarrëse. Mbani mend. Po e qoni Kuvendin ,e veprimet e juaja drejt paaftësisë vendimmarrëse dhe po e rrezikoni kushtetutshmërinë në këtë vend duke e shkelur demokracinë dhe duke e paaftësuar Gjykatës Kushtetuese. Kjo është e papranueshme”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se Kusari-Lila po ankohet për opozitën teka theksuar se do ta lavdërojnë atë nëse e bënë një punë të mirë.

“Kjo sjellje është e papranueshme dhe po e shtini Kuvendin dhe vendin në një situatë të një konflikti të brendshëm politik për të cilin nuk di se si po doni me zgjidh. E keni për detyrë me zgjedh kompromisin e jo me paaftësuar kompromisin. Ju e keni pushtetin. Mimoza po ankohet se ne po e shajmë. Mimozë dalim të lëvdojmë veç bane një punë të mirë”, ka thënë ai, duke shtuar se është detyrë e pozitës që të gjejë kompromis lidhur me formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën në energji.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka filluar zhvillimin e seancës së radhës.…