Gashi mposhti me KO boksierin boshnjak (Video)

13 shtator 2020 | 13:42

Boksieri shqiptar, Senad Gashi, ka shkëlqyer në duelin e mbrëmjes së të shtunës ndaj boshnjakut Adnan Redzoviq.

Atleti i rritur në Gjermani i dha fund duelit në raundin e katërt me nokaut. Me këtë fitore Gashi regjistron fitoren e 20-të në boksin profesionist.

Aktualisht 30-vjeçari i lindur në Pejë është shqiptari më elitar në boksin e peshave të rënda, duke ecur në gjurmët e atletëve të njohur si Luan Krasniqi dhe Arnold Gjergjaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër, e hënë, fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor…