Gashi: Në këtë legjislaturë është vështirë të votohen ligje
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se problemet e kësaj legjislature janë duke vazhduar, duke përmendur mosvotimin e projektligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ai ka thënë se në këtë legjislaturë është e vështirë që të votohen ligjet.
Më tutje, Gashi ka thënë se qasja e qeverisë ndaj medieve është gabuar dhe e dëmshme për demokracinë dhe fjalën e lirë në Kosovë.
“Po shkojmë drejt fundit të legjislaturës dhe siç duket probleme e kësaj legjislature po vazhdojnë. Është vështirë që të kalojnë ligjet”.
“LDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Vazhdojmë të jemi në një situatë të paaftësisë së qeverisjes dhe të kemi probleme në përfaqësimin ndërkombëtar”.
“Është një qasje e gabuar dhe e dëmshëm për demokracinë dhe fjalën e lirë në Kosovë. Mendoj se duhet të mbrohet interesi i Kosovës”, ka thënë Gashi. /EO