Gashi: Neni 7 i planit do të jetë shpata mbi kokën e Kosovës

02 mars 2023 | 16:46

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka replikuar të enjten në kryeministrin Albin Kurti për përmbajtjen e Marrëveshjes Themelore, më specifikisht për nenin 7 ku flet për vetmenaxhimin e komunitetit serb.

Arben Gashi ka thënë se ky nen është tepër i rreizkshëm dhe është “shpatë mbi kokën e Kosovës”.

“Ti e din mirë çfarë po të them. Ti e din saktë çfarë jam duke folur. Ti e din çfarë është vetëmenaxhimi. A është organizim? Si rregullohet, si funksionon, si njihet, a quhet qeverisje. Çdo organizim institucional quhet qeverisje”.

“Rreziku është i thellë dhe i pafund dhe afatgjatë. Ky rrezik ka me qenë shpata mbi kokën e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i radhës i kursit për trajnerë të licencës “UEFA…