Gashi: Nëse LDK i fiton zgjedhjet është e hapur për krejt partitë për koalicion

09 shtator 2024 | 20:15

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet, do të jetë e hapur për koalicion me të gjitha partitë.

Këtë deklaratë ai e dha në emisionin DPT Te Fidani në Klan Kosova.

“Mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të vie në pushtet përmes fitores. Është parti që duhet të vie në pushtet përmes fitores”, tha Gashi në Klan Kosova.

Ai thekson se nëse LDK-ja i humbet zgjedhjet, atëherë vendosin organet e partisë se çfarë hapash do të marrin.

“Mendoj se nuk ka vullnet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të bëhet një koalicion duke mos qenë i pari”, theksoi i pari i deputetëve të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zhduku profesori nga Prizreni, Gani Rudaj, Ai ka humbur…