Gashi: Nga muaji i ardhshëm një pjesë e stafit të MKRS-së do të kalojë në Prizren
11 qershor 2018
| 17:31
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka folur të hënën lidhur me premtimin e tij për zhvendosjen e ministrisë që drejton në Prizren.
Ai ka thënë se një pjesë e kabinetit të kësaj ministrie do të zhvendoset muajin e ardhshëm.
“Jemi afër për të kaluar në Prizren, i kemi disa çështje administrative dhe besoj që nga muaji i ardhshëm një pjesë e stafit do të kalojë në Prizren”, ka thënë ministri Gashi, raporton “Epoka e re”.