Gashi: Një nga qendrat kryesore kulturore për diasporën do të jetë në Nju Jork
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Diasporës, Dardan Gashi, po qëndron në Nju Jork, ku është takuar me kryesinë e shoqatës “Vatra”.
Gjatë takimit me drejtuesit e shoqatës pan-shqiptare në ShBA, Gashi ka informuar për punën e ministrisë dhe projektet të cilat presin të realizohen gjatë këtij viti.
Ministri Gashi ka njoftuar të pranishmit për marrëveshjet e nënshkruara me Republikën e Shqipërisë, të cilat, sipas tij, lidhen drejtpërsëdrejti me diasporën duke u koncentruar në themelimin e qendrave të përbashkëta në diasporë.
“Këto qendra të shërbejnë si adresa e parë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkatdhetarëve tanë. Një nga qendrat kryesore kulturore për diasporën do të jetë në Nju Jorku”, ka thënë ministri Gashi.