Gashi: Nuk do ta lejojmë rininë të largohet nga Kosova
Ministëri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka deklaruar se për herë të parë në Kosovë, do ta kenë një fond rinor për t’i ndihmuar të rinjtë në punësim.
Gashi këto komente i ka bërë gjatë ceremonisë së ndarjes së certifikatave për grupet e trajnimit “Shkathtësi të buta”, ku kanë qenë të përfshirë rreth 250 të rinj.
Ministri Gashi ka thënë se Kosova ka një proporcion shumë të madh të të rinjve dhe të rejave që kanë potencial për zhvillim, prandaj sipas tij investimi në rini dhe ngritja e kapaciteteve të tyre është prioritet kryesorë i ministrisë që drejton.
“Ne kemi një program shumë të pasur për vitin 2019, e kam thënë në takime tjera po e përsëris edhe sot, do ta kemi një fond rinor për herë të parë në Kosovë që ka qëllimin për ndihmën e të rinjve rreth punësimit. Nuk do të tolerojmë në asnjë mënyrë që të rinjtë tonë veç të largohen nga Kosova”, ka thënë Gashi.
/Epoka e re/