Gashi nuk e arsyeton Kurtin për shkarkimin që i bëri

06 maj 2020 | 09:25

Ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Shkelzen Gashi, ka thënë se kryeministri u ndikua nga “videot e prera nga militantët e partive” dhe shkarkoi. “Unë e kuptoj për presionin që e ka pasur, mirëpo nuk e arsyetoj. Mendoj se është dashtë të sqarohet komplet intervista, sepse aty nuk ka asgjë të pavërtetë. Edhe sikur çoi një mesazh te bashkëpunëtorët e tanishëm dhe bashkëpunëtorët e ardhshëm që në rast të sulmeve ose linçimeve publike prej turmave injorante të partive politike kundërshtare, mundet edhe me i sakrifiku, siç po thoni ju”, ka thënë Gashi në “Rubikon”.

Por, edhe pas shkarkimit të Gashit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po kritikohet që nuk është distancuar nga deklaratat e ish-këshilltarit të vet për krimet që pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer ndaj 1 000 civilëve serbë.

 (B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Dastid Pallaska, përgjigjen e Komisionit të Venedikut dhënë kryeministrit…