Gashi nuk rikthehet në Zvicër
03 korrik 2019
| 13:50
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi do ta respektojë kontratën e tij me Colorado Rapids deri në fund, ani pse klubi nga liga MLS më nuk llogaritë në shërbimet e tij.
“Blick” ka njoftuar të martën se Gashi ka refuzuar ofertën e ekipit nga Zvicra, Grasshopper që të kthehet për të luajtur në Evropë.
30-vjeçari ka qenë pjesë e Grasshopperit për dy vite (2012-2014), kurse karrierë në Zvicër ka bërë edhe tek Aarau, Xamaxi, Zuerichu, Bellzinzona e Schaffhauseni.