Gashi: Numër i konsiderueshëm i deputetëve të LV-së duan t’i bashkohen LDK-së
23 tetor 2022
| 08:05
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, tha se ka një numër deputetësh nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje që duan t’i bashkohen LDK-së.
Gashi theksoi se pret që ky numër të rritet.
“Mund të konfirmoj edhe sot se ka një numër të konsiderueshëm deputetësh të cilët kanë afërsi me LDK-në dhe vazhdojnë të shfaqin afërsi me LDK-në dhe mundësinë për t’iu bashkuar LDK-së. Mund të them se janë nga grupi parlamentar i pushtetit. Pres që ku numër të rritet sa më shumë” deklaroi Gashi në “Blic Interview”.