Gashi, opozitës: Po ia mohoni Kosovës miliona euro
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar partitë opozitare për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare-financiare.
Gashi ka deklaruar se shumica nga marrëveshjet janë negociuar gjatë kohës kur Bedri Hamza i PDK-së ka qenë ministër i Financave ose Besnik Bislimi i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Janë marrëveshje që janë në interes të Kosovës dhe ju na thoni a jeni të interesuar që marrëveshjet që janë në interes të Kosovës të votohen apo jo. Nëse këto marrëveshje duhet të votohen apo nuk duhet të votohen. Po e sjelli në një prizëm tjetër, po e prezumojmë sikur ne jemi sjell ashtu siç pretendon opozita sot, po e marrim se ne paskemi gabuar, a po doni me gabua edhe ju. Marrëveshjet që i keni negociuar vet, marrëveshjet që i keni sponsorizua vet. Pra, ju po thoni ne kemi gabuar mandatin e kaluar, qe po e marrim që kemi gabuar, ju çka po bëni tash, po doni me gabua”.
“Ne kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ju zotëri të nderuar po ia mohoni Kosovës të marrë qindra miliona euro që t’i fus në ekonomi si marrëveshje ndërkombëtare kredi të butë 25-vjeçare me interes 1.25 për qind”, është shprehur Gashi.