![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/astrit-gashi.jpg)
Gashi parashikon 61 vende për opozitën në Kuvend
Analisti Astrit Gashi, i cili shkruan për fushatat zgjedhore në vend dhe rajon, ka bërë një parashikim ku opozitës i jep 61 deputetë, ndërsa partisë së kryeministrit Albin Kurti i jep një parashikim prej 39 deputetësh.
Vlen të përmendet se në parashikimin e saktë për partinë Social-Demokrate suedeze, e cila ka marrë 30% sa dhe kishte parashikuar saktë Gashi.
Si dhe fitoren e koalicionit VLEN në Çair gjatë zgjedhjeve të fundit në Maqedoni si dhe fitoret e Donald Trump në shtetet përcaktuese në USA, ndërsa parashikimi i sotëm vjen vetëm 4 ditë para zgjedhjeve, të cilin parashikim ai e ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë i Gashit:
Opozita do të ketë një shumicë me 61 mandate, ndërsa Vetëvendosje do të ketë 39 mandate, që e bën atë partinë kryesore në vend por me veshtersi për të formur qeverinë!
Në bazë të kesaj analizë kam llogaritur një dalje prej 36.7% të votuesve dhe kam parashikuar 730,000 votues të mundshëm, duke marrë parasysh emigrimin masiv dhe votat e shumta nga rinia dhe diaspora për VV rezultatet e mundshme janë me mundësinë e një gabimi prej +- 3%.
VV 35% 255,500
PDK 22% 160,000
LDK 20% 146,000
AAK 11% 80,300
Minoritete 12% 87,600
Totali 100% 730,000
VV 39
PDK 25
LDK 22
AAK 13
Komunitetet tjera 20 (rezervura)
Totali 120
VV (35%) del si forca më e madhe, duke marrë 39 mandate, që është numri më i madh i mandateve, e cila mund të formoj qeverinë vetem nese PDK – LDK ose AAK e mbeshtesin.
PDK (22%) del me 25 mandate, duke e bërë atë forcë të dytë, e cila mund të ketë një rol kyç në formimin e qeverisë nese bashpunon me LDK ose AAK
LDK (20%) del me 23 mandate, duke qenë e treta në renditje, dhe gjithashtu do të ketë mundësi për të luajtur një rol të rëndësishëm në opozitë ose për ndihmuar në krijimin e një koalicioni.
AAK (11%) del me 13 mandate, një pozicion që e vendos atë si një aktor të mundshëm për bashkëpunim në një koalicion qeverisës.
Komunitetet tjera (12%) dalin me 20 mandate, dhe kjo mund të nënkuptojë përfaqësimin e grupeve të ndryshme etnike dhe të drejtat e minoriteteve në parlament.
Analiza është bazuar në bazë të fushatës dhe organizimit të partive! Ku nuk pritet një eufori e madhe dhe ndryshimi në ditet e fundit mund të jetë shumë i vogel!