Gashi për audion e Rilind Gërvallës: Dëshmohet qartë se AKI-ja është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme nga RTK-ja

25 nëntor 2024 | 15:19

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të drejtorit të Televizionit Publik (RTK), Rilind Gërvalla, ku thotë se lajmin kundër Nacionales  dhe Periskopit e ka marrë pas konfirmimit nga AKI-ja.

Gashi ka thënë se ky është skandal dhe një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë së mediave,

“Publikimi i lajmeve të rrejshme nga RTK-ja dhe deklarata e drejtorit Rilind Gërvalla, ku implikon AKI-në në këtë skandal, janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe lirisë së mediave. Audioincizimi i publikuar dëshmon qartë se si AKI-ja, një institucion shtetëror i ndjeshëm, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen kundërshtare nga pushteti. Kjo është një shkelje e rëndë e etikës institucionale dhe një veprim i patolerueshëm që dëmton rëndë besimin e qytetarëve në institucionet publike. Kërkohet hetim urgjent dhe mbajtje përgjegjësie për këtë akt kriminal”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Molliqaj ka reaguar pas publikimit të audios ku drejtori…