Gashi për deklaratën e Kurtit se po riorganizohet grupi i Radojiçiqit: Uroj të mos ketë qëllim frikësimin e qytetarëve
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurtit për riorganizimin e grupit paramilitar të Milan Radojiçiqit në Rashkë.
Gashi ka thënë se “duhet të jemi të kujdesshëm sesi deklarohemi dhe të mos krijojmë panik pa nevojë”.
Ai ka thënë se Kurti në vazhdimësi ka tentuar që të krijojë krizat në veri në mënyrë që të ketë për çka të mburret sepse sipas Gashit, asnjë sukses nuk ka pasur gjatë këtyre tri viteve të qeverisjes.
Gashi e ka cilësuar si të rëndësishme vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke shtuar se vizita e tij dërgon mesazh që se NATO-ja është prezentë në rajon dhe garanton siguri.
“Uroj të mos jetë deklaratë e tentimit popullsitë të frikësimit të popullatës së Kosovës në mënyrë që ti mbajë të mobilizuar për interesa partiake e politike. Nëse do të kishte një situatë të tillë do të ishte fatkeqësi për Kosovën”, ka thënë Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.