Gashi për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese për Jusufajn: Do ta presim përfundimin e procesit
20 nëntor 2023
| 13:07
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se të enjten përpos Raportit të Progresit, në rend dite janë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.
Sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, Gashi ka thënë se deputetët e LDK-së do të votojnë pro tyre.
Ndërsa sa i përket dhënies së nënshkrimeve për ta dërguar presidenten Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit, Gashi ka thënë se do ta presin përfundimin e procesit për të vazhduar më tutje.