Gashi për mospjesëmarrjen e Osmanit në takim: Ishte e ftuar, besoj ishte e zënë
28 prill 2020
| 13:12
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë me dije se të gjithë deputetët e këtij subjekti ishin të ftuar në mbledhjen e sotme të thirrur nga kryetari i tyre, Isa Mustafa.
Ai ka thënë se në mesin e tyre e ftuar ishte edhe Vjosa Osmani, por sipas tij ajo ka qenë e zënë për të qenë pjesë në këtë takim të grupit parlamentar.
“Të gjithë deputetët, përfshirë edhe zonjën Osmani ka qenë e ftuar në mbledhje”.
“Besoj ka qenë diçka e zënë sepse do të ishte e pranishme”.
“Mua më rezulton se i kemi votat, Lista Serbe mesa di unë do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, pra s’ka kërkim mëshire apo diçka të tillë”, ka thënë Gashi.