Gashi për takimin e Brukselit: U kuptua që Serbia kërkoi ndryshimin e kufijve në veri, kjo është e papranueshme

18 shtator 2024 | 16:39

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, duke thënë se është bërë e qartë se gjatë takimit Serbia ka kërkuar ndryshimin e kufijve të Mitrovicës.

Gashi ka thënë se e një gjë e tillë është e papranueshme.

“Nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore. Kjo kërkesë është e papranueshme, pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Më tutje, Gashi ka thënë se çdo ndryshim i kufijve komunal, do të shkelte propozimin gjithëpërfshirës të Pakos së Ahtisaarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti GAP, ka vlerësuar se Kosova vazhdon të jetë shteti…