Gashi përkujton bashkëluftëtarin Çekaj në 21-vjetorin e rënies
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në 21-vjetorin e rënies në betejë, ka përkujtuar heroin e kombit, njëherësh bashkëluftëtarin e vet, Sali Çekaj, për heroizimin e pashoq.
Në një shkrim të publikuar në “Facebook”, Gashi ka thënë se “muaji prill sjell dhimbje dhe kujtime mes nesh, kur po shënon data 19 prill, kujtojmë rënien dhe heroizmin e pashoq të mikut dhe bashkëluftëtarit tim, Sali Çekajt”.
Teksti përkujtimor i Gashit:
Muaji prill sjellë dhimbje dhe kujtime mes nesh, kur po shënon data 19 prill, kujtojmë rënien dhe heroizmin e pashoq të mikut dhe bashkëluftëtarit tim, Sali Çekajt.
Miku im, vetëm disa ditë pas rënies së Agimit, në fushëbetejë për liri, re edhe ti, për të mos vdekur kurrë! Ti bashkë me Agimin dhe heronjtë tjerë të Koshares, jeni vet historia e Lirisë dhe Pavaresisë së Kosovës.
Heronjtë e mi,
Pushoni të qetë në lëndinen e Lavdisë, në Kosharen legjendare, nga aty bëni dritë me idealin, trimërinë e burrërinë që patët. Ju jeni shembulli më i mirë se si duhet vendi dhe si i dilet zot atij.
Lavdi veprës dhe sakrificës tënde!
Lavdi t ë rënëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!