Gashi: Po punojmë fuqishëm për fitoren e madhe të 17 tetorit në Prizren

25 gusht 2021 | 13:38

Shefi i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Kujtim Gashi, ka thënë se më meritorët për fitoret e PDK-së, kanë qenë dhe janë kryetarët dhe anëtarësia e nëndegëve të partisë.

“Sot në mbledhjen me ta u konfirmua vullneti i tyre për të punuar fuqishëm për fitoren e madhe të 17 tetorit”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se nga sot, nëndegët do t’i themelojnë shtabet e tyre të cilat do të jenë në funksion të organizimit më të mirë të aktiviteteve dhe në funksion të mbështetjes së kryetarit të ardhshëm Shaqir Totaj, dhe kandidatëve për kuvendin e komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra njerëz që kërkojnë të largohen nga Afganistani vazhdojnë të…