Gashi: Presidenti i takon AAK-së, edhe formulat politike çojnë në këtë drejtim
Nënkryetari i AAK-së, Xhafer Gashi, ka vlerësuar se shefi i partisë së tij, Ramush Haradinaj, është kandidati më i denjë për postin e presidentit të Kosovës.
Gashi ka thënë se Haradinaj e ka dëshmuar si njëri i unitetit që ka dhënë shumë për republikën në dekadat e fundit.
Po ashtu, ai ka thënë se edhe formulat politike brenda koalicionit i japin të drejtë që AAK-së që të propozojë presidentin.
“Posti i presidentit i takon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sepse edhe formulat politike, koalicionet të çojnë në këtë drejtim”.
“Pastaj, kandidati i Aleancës është Ramush Haradinaj, i cili në të gjitha kohërat, edhe para luftës, edhe gjatë luftës, por edhe pas luftës e ka dëshmuar si njëri i unitetit, si njeri që ka dhënë shumë si familje, për Republikën, dhe shpresoj që të jetë kështu dhe përfundimisht të bëhet edhe president i vendit”, ka thënë Gashi për “Kosovapress”.