Gashi priti në takim drejtorin e Divizionit për Evropë në JICA Miyazaki Kiyotaka
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave Fatmir Gashi, ka pritur të mërkurën në takim një delegacion të lartë nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) të kryesuar nga drejtori i Divizionit për Evropë në JICA Miyazaki Kiyotaka, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe JICA-së.
Me këtë rast, Zëvendësministri Gashi e falënderoi, Kiyotaka për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar edhe më tutje këtë bashkëpunim.
“Ne i jemi shumë mirënjohës Japonisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës që nga përfundimi i luftës e deri më sot. Kjo mbështetje është shtrirë në shumë sektor ekonomik dhe shoqëror të vendit tonë dhe me kënaqësi mund të them se popullata e Kosovës ka përfituar gjerësisht nga ajo. Jemi shumë të lumtur që kemi mundësi të bashkëpunojmë me shtetin dhe popullin japonez dhe në këtë drejtim edhe të mësojmë shumë nga përvoja shekullore e tij”, ka thënë Gashi thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.