Gashi: Propozimet e LV-së u shndërruan në vendim të ZRrE-së
08 shkurt 2022
| 15:52
Analisti Astrit Gashi ka bërë me dije se propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje janë shndërruar në vendim të ZRRE-së, për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ZRrE-ja ka anashkaluar propozimet e gjitha institucioneve tjera.
“Propozimi i VV për bllok tarifën, çuditërisht shndërrohet në vendim të ZRrE-së. Anashkalohen propozimet e Presidentes, ministrive, te partive politike tjera dhe shoqërisë civile. Rrnofshin institucionet e pavarura”, ka shkruar Gashi.