Gashi: Publikimi i aktakuzës për Thaçin dhe Veselin, në kundërshtim me rregullat e Speciales
Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se Gjykata Speciale e ka bërë publike akuzën për Hashim Thaçit dhe Kadri Veselin në kundërshtim me rregullat e saj ligjore.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se akuza nuk është dashur të publikohet pa u konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.
Sipas tij, ngritja e kësaj aktakuze është lajm i keq për shqiptarët e Kosovës.
“Gjykata Speciale e bëri publike aktakuzën e parë të ngitur nga Zyra e Prokurorit Special në kundërshtim me rregullat e saj ligjore.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorëzuar në Gjykate Speciale në Hagë e ndaj Presidentit Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli është ende e pakonfirmuar nga gjyqtari i Procedurës Paraprake.
Është një lajm i keq për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, për ne shqiptarët e Kosovës në veçanti dhe posaçërisht për ish-pjesëtaret e UÇK-së.”, ka shkruar Gashi.
(M.K / Epoka e re)