Gashi: Qëllimi i Kurtit është sensibilizimi i ndërkombëtarëve për kërcënimet nga Serbia
Ish-ministri, Bejtush Gashi, vlerëson se përmes deklarimeve të drejtpërdrejta në institucionet ndërkombëtare, përkatësisht mediave ndërkombëtare, qëllimi i kryeministrit Albin Kurti është që të sensibilizohet opinioni ndërkombëtar për kërcënimet që paraqet Serbia.
“Adresimet që ia kanë bërë institucionet e Kosovës bashkësisë ndërkombëtare për kërcënimin që paraqet Serbia, këto informacione institucionet ndërkombëtare i kanë përmes misioneve të pranishme në Kosovë, qoftë agjencisë së inteligjencës ushtarake, qoftë misionit të EULEX-it në Kosovë, kështu që nuk paraqet ndonjë risi informacioni që adresohet kryeministri i Kosovës, mirëpo tash ky adresim mund të ketë edhe efekt pastaj negativ në vetë popullatën e në Republikën e Kosovës me impakt të dyfishtë te minoriteti pakicë që jeton në ato komuna, dhe te popullata në përgjithësi për ta dekurajuar interesimin e investitorëve potencialë”, deklaroi Gashi në emisionin Info Magazine.