Gashi: Qeveria Kurti ia shet kilovatin KEDS-it për 3 centë, e KEDS-i ia shet 14 centë qytetarit

18 janar 2024 | 13:46

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se qeveria Kurti ia shet 3 centë kilovatin KEDS-it, ndërsa sipas tij, KEDS-i atë kilovat ia shet 14 centë qytetarit.

Kështu ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit, ku po bëhet shqyrtimi i propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

“Qeveria e Kosovës aksionar si aksionar, ia shet me 3 centë kilovatin KEDS-it, e KEDS-i atë kilovat ia shet 14 centë qytetarit të Kosovës”, është shprehur deputeti Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se së…